Pragu i finales së Kupës së Anglisë është tepër interesant, siç është gjithnjë vigjilja e një sfide të madhe. Arsenali e Çelsi do të luajnë finalen e dytë të Kupës mes tyre, në 3 sezone, pas fitores që “topçinjtë” e Vengerit arritën ndaj bluve të Antonio Kontes, ndërsa këtë herë triumfuesi duket mister. Të dy trajnerët, Frenk Lampard, e Mikel Arteta po përgatiten sipas mënyrës së tyre. Lampardi u ka thënë lojtarëve se ata duhet të fitojnë që kjo fitore të mbetet në mendjen dhe shpirtin e tyre, veçse duke arritur në ato nivele të larta që shpesh herë i kanë arritur këtë sezon. Arteta, ndërkaq, tregon se gjatë sezonit ka biseduar shpesh në telefon me mjeshtrin Venger, i cili e ka këshilluar. “Ai është kaq inteligjent saqë të detyron të marrësh bllokun e të mbash shënime”, – thotë spanjolli.
Sfidanti.al