Kampioni i botës në fuqi është pranë titullit të shtatë botëror në karrierë, por edhe pranë përfundimit të kontratës me Mercedesin. Ljuis Hamilton mund të goditet nga kufizimet që parashikohen për pagat në Formula 1 dhe që parashikojnë një “çati” prej rreth 25 milionë eurosh rrogë në vit për pilotët. Hamiltoni aktualisht fiton 38-40 milionë euro në sezon, ndërsa pretendon që me kontratën e re të fitojë deri në 45 milionë euro. Sidoqoftë, siç shkruajnë mediat britanike, ai duhet të veprojë shpejt pasi ka një afat se kur do të hyjnë në fuqi rregullat për kufizimin e shpenzimeve, rregulla që janë përkrahur edhe nga shefi i tij tek Mercedesi, Toto Volfi. Edhe pse është një njeri që merr pjesë në kauza shoqërore, kundër racizmit dhe pabarazisë, vetë Hamiltoni nuk është aspak një njeri kaq i zakonshëm, apo kaq i barabartë me të tjerët, pasi sipas mediave ka një pasuri prej rreth 250 milionë paundësh stërlina.
Sfidanti.al