Mançester Siti është një konstelacion i vërtetë me yje, ku të vijnë ndër mend që nga portieri Ederson, mesfushori De Brujn apo sulmuesit Aguero, Stërling e Sane. Gjithsesi, mesfusha ka një “gjeneral” me emrin Fernandinjo. Pikërisht ky lloj komandandi do t’i mungojë Pep Guardiolës për disa javë, pas dëmtimit që pësoi në finalen e Kupës së Ligës ndaj Çelsit.
Edhe pse 33 vjeç, Fernandinjo besohej se ishte në kulmin e formës së tij fizike, padyshim në momentin më të mirë të tij në këtë sezon, dhe mungesa vjen në periudhën më vendimtare. Po luftohet për titull në Premier Ligë, do të kërkohen kualifikimet radhazi në Champions, pasi çerekfinalja pas Shalkes (nëse kalon turin) pritet të jetë e ashpër. Për momentin, Guardiola ka caktuar Ilkai Gyndoganin si zëvendësues të Fernandinjos, por do të jetë e vështirë të arrihet ajo që braziliani bën në fushë, për sulmin dhe për mbrojtjen.
Sfidanti.al