Mbylli sezonin më të mirë në Angli, në të cilin shënoi 7 gola e shërbeu 7 asistë, duke mos qenë në fushë vetëm për një ndeshje. Granit Xhaka është e sigurt se do të largohet nga Arsenali dhe do të shkojë tek Bajer Leverkuseni në Bundesligën gjermane, por këtë e bëri në mënyrën më të mirë. Në moshën 30-vjeçare duket në formë shumë të mirë, por trajneri Arteta kërkon të ndryshojë mesfushën dhe të jetë më pranë titullit. Ky ka qenë një sezon i shkëlqyer për një lojtar që ka shënuar vetëm 49 gola për ekipet e klubeve që nga 2008 e ka shërbyer 44 asistë, pa llogaritur 13 gola në 113 ndeshje për Zvicrën.
Sfidanti.a