Ish-presidenti i Bajernit, që kurrë nuk ka ditur ta mbajë gjuhën pas dhëmbëve, nuk u kursye as këtë herë ndërsa punoi si analist televiziv edhe gjatë Europianit. Ai pati shumë kritika për ekipin e Joakim Lëvit, sidomos për Toni Krosin, por edhe për Robin Gosensin. Edhe pse lojtari i krahut i Atalantës pati vlerësime nga të gjitha anët, Hënes e mendoi ndryshe. “Gosens luajti mirë ndaj Portugalisë sepse mesa duket trajneri portugez nuk ia dinte emrin, – tha ai, – në ndeshjet e tjera nuk u duk ndonjë gjë e madhe prej tij, sepse teknikisht është i dobët kur hapësirat bëhen të ngushta”. Gosens nuk pati ndonjë përgjigje direkte publike për 69-vjeçarin, por gjithsesi e dha një përgjigjje madje në rrjetet sociale. Ai botoi një foto të vetën me kostum plazhi, me kapele kashte në kokë dhe me një top me ngjyra, me shpjegimin: “Duke punuar pak me teknikën time!”
Sfidanti.al