Për momentin, Juventusi nuk dëgjon “nga ai vesh” dhe lojtari mbetet i pashitshëm. Federiko Kieza është një pasuri në Torino, e cila është shijuar vetëm sezonin e kaluar, madje jo plotësisht, por situata rreth sulmuesit të Italisë është bërë tepër e nxehtë. Pasi Bajerni e shprehu hapur interesimin me fjalët e trajnerit Julian Nagelsman, dhe thuhet se u ofruan 80 milionë euro, tashmë paska bërë përpara Çelsi. Roman Abramoviç e ka hapur thesin rëndshëm dhe nuk dëshiron të kursehet, e bashkë me 175 milionë eurot që mund të japë për Erling Halandin, paska një mendje për Kiezën. Mediat shkruajnë se janë ofruar 85 milionë paundë stërlina, që do të thotë rreth 98 milionë euro, edhe pse sërish Juventusi ka refuzuar të bisedojë. Gjithsesi, duhet pritur të shihet se cili do të jetë interesi i lojtarit, pasi Kieza ndoshta mund të ketë dëshirë të fitojë Championsin, diçka që Juventusit “nuk i vjen shumë dore”, ndërsa Blutë e Londrës janë kampionë në fuqi.
Sfidanti.al