Golovkin kundër Alvarezit, testi më i madh i “artistit” nga Kazakistani!

Genadi Golovkin është padyshim një nga artistët e ringut. Boksieri 35-vjeçar nga Kazakistani do të ndeshet këtë fundjavë me meksikanin shumë të fortë Saul Kanelo Alvarez, dhe pikërisht në “T-Mobajl Arena” (T-Mobile Arena), aty ku Flojd Mejuedhër i Riu mundi Konor Mekgregorin. Cili do të fitojë nga dy të famshmit e ringut? Genadi Genadijeviç Golovkin, i njohur shkurt GGG, cilësohet si një nga legjendat më të famshme të boksit profesionist, dhe ka 37 fitore në 37 ndeshje, 33 prej të cilave i ka mbyllur me nokaut.

Të paktë janë ata që mund të mburren se ia kanë dalë, ndër të cilët Flojd Mejuedhër i Riu (50-0) dhe i madhi Roki Marçiano (49-0). Edhe Alvarez nuk është prapa pasi ka fituar 49 ndeshje nga 50 gjithsej, i mundur vetëm nga Mejuedhër. Ka diçka të çuditshme tek Golovkini, pasi shumë boksierë të njohur të peshave të mesme nuk kanë pranuar të ndeshen me të, ndoshta duke ia pasur frikën. Pritet se kush do të jetë më i fortë, kazaku artist apo meksikani me grusht të rëndë. Secili prej tyre pritet në radhë nga legjenda të tjera të së kaluarës si Muhamed Ali, Xhorxh Foreman, Shugër Rej Leonard, Roberto Duran apo Manu Pakiao.

Sfidanti.al