Gjyshi – mik me Fergusonin: Ser Aleksi rekomandon Mekginin

Ser Aleks Fergusoni legjendar po përpiqet ta bindë Ole Solskjerin që brenda afatit aktual të sezonit të transferimeve të angazhojë futbollistin e Astonin Vilës, Xhon Mekgin. Në fakt, fjala është për një mesfushor mjaft të mirë 24-vjeçar qëështë një nga meritorët që Aston Vila u ngjit sivjet në Premier Ligë.

Mekgini është pjesëtar i rregullt i përfaqësueses skoceze dhe gjatë ndeshjeve përgatitore pragsezonale ka treguar se mund të jetë një përforcim i mirë për “djajtë e kuq”.

Gazeta “San” shkruan se Fergusoni po ushtron presion mbi Solskjerin që ta sjellë Mekginin në “Old Trafford” jo vetëm për shkak të cilësive të tij të mira, por edhe sepse ai ka qenë mik i afërt me gjyshin e futbollistit, Xhek Mekgin.

Sfidanti.al