Arsenali nuk ndalon: Mbas Sebajosit dhe Pepes edhe Tirni i Selltikut?

Arsenali, gjatë kohëve të fundit, me të vërtetë, ka bërë një “bum” në tregun e transferimeve: Fillimisht, erdhi Dani Sebajos, kurse më vonë “topçinjtë” arritën marrëveshjen më të shtrenjtë në historinë e klubit, duke paguar 80 milionë euro për Nikolas Pepen. Ylli i Lilit ishte në radarin e shumë ekipeve të mëdhenj evropianë, por në fund ai zgjodhi Arsenalin dhe pritet që ky transferim të kompletohet ditët e ardhshme.

Por, siç duket, Arsenali nuk ka ndërmend që të ndalet dhe tani aipo përpiqet të angazhojë mbrojtësin e majtë të Selltikut, Kieran Tirni. Deri tani, klubi londinez ka dërguar në Glasgou dy oferta që janë hedhur poshtë, por momentalisht, sikurse thuhet, po përgatitet dërgimi i së tretës që ka shumë mundësi ta plotësojë oreksin e klubit skocez.

Sfidanti.al.