Gjokoviç përgëzon finalistët e Australian Openit, “Marka” gabon në vlerësim!

“Mesazh i ftohtë i Gjokoviçit për Nadalin”. Ky ishte një titull i të përditshmes spanjolle pasi numri 1 i botës në tenis përgëzoi fituesit dhe finalistët e Australian Openit. Nole botoi një mesazh në Tuiter me foton e Nadalit me trofeun, duke pasur në krah Medvedevin me kupën e vendit të dytë. “U luajt një tenis i një niveli tepër të lartë në Australian Open, – shkruajti serbi, – finalet e këtij viti ishin të jashtëzakonshme. Përgëzime për Bartin për mentalitetin e pabesueshëm përpara publikut vendas dhe Kollinsit për turneun e madh. Përgëzime të mëdha për Nadalin për Grand Slemin e tij të 21-të. Një arritje e pabesueshme. Është gjithnjë impresionues shpirti i tij dhe lufta e tij që ishin sërish vendimtare. Përgëzime Medvedevit, aid ha gjithçka dhe luajti me pasion dhe vendosmëri që i shpresojmë prej tij”. Ky ishte mesazhi i Gjokoviçit, një mesazh sportiv dhe pozitiv, por që gazetës “Marka” të Madridit iu duk i ftohtë. Ndoshta, “Marka” dëshironte që Nole të përgëzonte vetëm atë, jo tenistët e tjerë!

Sfidanti.al