Është e qartë se NBA po bëhet gjithnjë e më globale. Dikur, i ndjeri Drazhen Petroviç thoshte se pjesës tjetër të botës do t’i duheshin 50 vjet për të arritur basketbollin amerikan, por të paktën në aspektin individual, është shumë pranë. Luka Donçiç është një nga ata yje që janë protagonistë në pallatet e sportit në Amerikë, siç e tregoi në fitoren fitoren e madhe të Dallasit ndaj Indianës. Lojtari 22-vjeçar slloven arriti në kuotën e 6 000 pikëve në karrierë, dhe këtë e bëri më shpejt se çdo basketbollist tjetër i NBA-së në histori, më parë se Majkëll Xhordani, Lebron Xhejmsi apo Xhabari.
Skuadra nga Teksasi triumfoi thellësisht 132-105 në Arenën e saj, dhe Donçiç mori vlerësimin shumë të lartë, notën 34, me 30 pikë të shënuara, 6 topa të kapur në tabelë e 12 asistë, duke shtuar 1 vjedhje topi e 2 bllokime gjuajtjesh, si dhe vetëm 1 top të humbur nga ai vetë. Gjithçka ishte shumë mirë, me 57 për qind saktësi në gjuajtje nga loja, e 44 për qind për tri pikë, porse kishte një statistikë që e turpëronte. Ylli nga Sllovenia shënoi vetëm 2 nga 7 gjuajtjet e lira, diçka që besohet se nuk i ka ndodhur kurrë në karrierë. Donçiç është një nga 6 basketbollistët më të mirë të sezonit, pas Jokiçit, Adetokumbos, Embijdit, Lebron Xhejmsit dhe Durantit, ndërsa Dallasi është në vend të 5-të në Perëndim me 29 fitore e 21 humbje.
Sfidanti.al