Gjokoviç, një hap larg rekordit botëror të Grand Slemeve

Mund të fitojë Grand Slemin e 23-të në karrierë për të qenë rekordmeni botëror. Novak Gjokoviç është pranë titullit të tretë në “Rolan Garos”, ndërsa në Paris u ndihmua në gjysmëfinale nga dëmtimi i rivalit të tij të ri. Karlos Alkaras pati probleme që nga seti i tretë. Nole triumfoi 3-1 me sete ndaj spanjollit, me rezultatin 6-3, 5-7, 6-1 e 6-1. Kjo është finalja e 7-të e serbit në Paris, dhe do të synojë titullin e tretë, me rekordmenin absolut, Rafael Nadal që nuk luan për shkak dëmtimi. Përballë në “Rolan Garos” ishin numri 3 dhe numri 1 i botës, dhe Gjokoviç mund të kthehet numri 1 nëse fiton titullin.

Sfidanti.al