Liverpuli do të ketë mbështetje më të madhe nga tifozët që nga sezoni i ardhshëm, edhe pse jo që nga fillimi. Stadiumi “Anfild” po zgjerohet, punimet kanë nisur, dhe kapaciteti do të jetë 61 000 vende, nga 54 000 që ishte deri dje. Kjo do të thotë më shumë njerëz dhe më shumë të ardhura. Gjithsesi, fillimi i edicionit do ta gjejë ekipin e trajnerit Jurgen Klop duke luajtur në fushë asnjanëse sepse punimet nuk do të përfundojnë në kohë.
Sfidanti.al