Gjimshiti mungon një muaj, por kthehet për kombëtaren në Ligën e Kombeve

Kuqezinjtë do të kthehen në fushë në 6 qershor, në ndeshjen në Rejkjavik ndaj Islandës, dhe mbrojtësi i qendrës besohet se nuk do të mungojë në apel. Jemi në javën e parë të muajit prill dhe lajmi nga Italia është që Berat Gjimshiti do të mungojë të paktën një muaj. Mediat në Apenine janë “në një gojë”, sepse dëmtimi në shpatull do kohë që të kalojë, ndërsa nuk do të ketë operacion. Trajneri Gasperini do ta vuajë mungesën e shqiptarit për ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Lajpcigut gjerman, por edhe në Serinë A, ndërsa kthimi i Gjimshitit pritet në datën 8 maj, të paktën ky është objektivi. Kombëtarja luan në 6 qershor në Ligën e Kombeve, ndërsa ndeshja e datës 2 qershor ndaj Rusisë është anuluar për momentin për shkak të pezullimit të rusëve pas agresionit në Ukrainë.

Sfidanti.al