Një garë e tillë nuk është parë kurrë me përjashtim të sezonit 1977-1978, kur Xhorxh Xhervin dhe Dejvid Tompson u ndanë vetëm nga 0.07 pikë për të fituar titullin e shënuesit më të mirë të vitit në NBA. Këtë edicion janë tre yje që konkurrojnë, Lebron Xhejms, Zhoel Embijd dhe Janis Adetokumbo. Lebroni ka mesataren 30.27 pikë për ndeshje, Embijdi është në 30.20 dhe Janisi në 30.08 pikë për ndeshje. Embijd ka shënuar më shumë se të gjithë, 1 963 pikë në 65 ndeshje, Adetokumbo është në 1 925 pikë në 64 ndeshje, ndërsa Xhejmsi ka 1 695 pikë në 56 ndeshje. Lebroni duhet të luajë të paktën 2 ndeshje për të vazhduar konkurrimin, sepse çmimi në NBA jepet vetëm nëse ke luajtur të paktën 58 ndeshje.
Sfidanti.al