Dëshirojnë të marrin njërin prej tyre, kuptohet, aspak dy yje apo tre. Gjithsesi, gjendja financiare e Barcelonës është në një gjendje të tillë saqë përjashtohet vetvetiu shpenzimi i madh për të forcuar skuadrën. Mediat katalanase nuk u ndahen lajmeve “bombë” dhe tani ka dalë në “sipërfaqe” historia se në “Kamp Nou” kanë identifikuar Erling Halandin, Robert Levandovskin dhe Mohamed Salahun, si sulmuesit e duhur, nga të cilët duhet të zgjidhet njëri për t’u marrë. Realiteti është që për Halandin “janë ngritur duart” me kohë sepse do të duhej një shpenzim tepër i madh, rreth 250 milionë euro. Mo Salah është një lojtar i shkëlqyer që mund të përshtatet mirë me skemat e Ksavit, por edhe egjiptiani ka kosto. Ai është nën kontratë dhe do rrogë shumë të madhe. Mbetet vetëm Levandovski, i cili me gjasë mund të pranojë të vijë, dhe katalanasit mundet që ta përballojnë.
Sfidanti.al