Gjermania dhe viti i makthit; në 2018, vetëm 4 fitore

Gjermania ka përjetuar muaj makthi gjatë vitit 2018. Skuadra e Joakim Lëv ishte një katastrofë e vërtetë dhe kjo shihet edhe nga statistikat ‘për të qarë hallin’ të saj në fushën e lojës. Barazimi në ndeshjen me Holandën 2-2 ku Gjermania i pësoi golat në 5 minutat e fundit pasqyron mësë miri realitetin e kësaj skuadre që është hija e asaj që kemi parë deri përpara këtij viti.

Gjithcka nisi nga Botërori i Rusisë, ku skuadra 4 herë kampione e botës, jo vetëm që nuk e mbrojti titullin e fituar në Brazil, por pësoi një eliminim të turpshëm që në fazën e grupeve. Liga e Kombeve i vuri kapakun kësaj situate me Gjermaninë që u rendit e fundit në Grupin 1 të Ligës A të këtij kompeticioni duke zbritur një kategori më poshtë, në Ligën B.

Në vitin 2018, Gjermania ka zhvilluar në total 13 ndeshje dhe ka fituar 4 prej tyre, 3 nga të cilat janë regjistruar në miqësore. në krahun tjetër ‘Die Mannschaft’ ka 6 humbje, 4 në sfida zyrtare. Janë kërkuar shkaqet e kësaj gjendjeje të mjerueshme të gjermanisë futbollistike dhe një prej tyre duket se është rendimenti jo i lkartë i futbollistëve të saj, sidomos atyre që janë pjesë e Bajernit të Mynihut, gjë të cilën klubi bavarez po e tregon edhe në Bundesligë.

Në miqësoren me Rusinë e fituar 3-0, joakim Lëv duke parë cfarë po ndodh, aktivizoi lojtarë të moshës nën 26 vjecare duke menduar për ndryshimin e brezave te skuadra 4 herë kampione e botës. lëv e pranon se ky proces nuk mund të bëhet shpejt, por skuadra e tij është në rrugën e duhur. Megjithatë kjo nuk e redukton shqetësimin për pësimin e golave të pësuar në minutat e fundit sic ndodhi me Holandën.

sfidanti.al