Reali ne gjueti, Rashford dhe Eriksen vihen në shënjestër

Markus Rashford dhe Kristian Eriksen janë futbollistët që janë vënë në shënjestrën e Realit të Madridit. të paktën kështu theksohet te tabloidi britanik ‘the Sun’ sipas të cilit, klubi spanjoll është gati të ofrojë 101 milionë euro për dy futbollistët që aktivizohen në Premier League angleze; 56.1 milionë Euro janë për Rashford dhe 44.9 milionë për Kristian Eriksen.

Rashford vlerësohet nga Reali i Madridit për vertikalizimin dhe potencën e tij dhe përkufizohet si Ronaldo i ri. Emisarët e ‘Los Blancos’ e vëzhguan atë në ndeshjet e tij të fundit me skuadrën e Mancester Junajtid, ndërkohë që të gjithë menduan se ata kishin në vëmendjen e tyre Pogbanë e Lukakun.

Ndërsa Eriksen shihet si  mesfushori ideal për të zëvendësuar Luka Modric. Futbollistit danez, i skadon kontrata e tij me totenhemin pas 18 muajsh, por bisedimet për rinovimin e saj kanë ngrirë për shkak të pakënaqësisë së shfaqur nga futbollisti për vendimin e klubit londinez për rritjen e pagës së Dele Alit deri në 168 mijë Euro në javë.

sfidanti.al