Një temër e vjetër është hapur sërish në Itali, ndërsa tifozët e Atalantës ofenduan sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahoviç. Pak a shumë, siç i ndodhi Romelu Lukakut në Torino, në sfidën e Kupës mes Juventusit e Interit, sulmuesi serb u ofendua mbi baza raciste, sipas shprehjes standarde të “ciganit” (zingaro). Trajneri i Atalantës, Gasperini, deshi t’i mbronte tifozët e ekipit të tij duke thënë se ata kishin lëshuar sharje dhe jo fjalë raciste. “Mos ngatërroni fyerjet me racizmin, – tha ai, – tek ne luan Gjimshiti, luan Pashaliç, ka qenë Iliçiç. Shpesh bëhen fyerje për lojtarë të veçantë”.
Sfidanti.al