NBA, Entoni Dejvis dhe Lebron Xhejms nuk dinë të ndalen!

Hakmarrja ishte e shpejtë dhe e duhura, pasi humbjes së rëndë në Oklend. Los Anxhelos Lejkërsat fituan ndaj Golden Stejt Uorriorsave 127-97, në një mbrëmje ku dominuan Entoni Dejvis dhe Lebron Xhejms. Dyshja e “Liqenasve” duket në formën më të mirë dhe do të synojë titullin, edhe pse mezi hyri në plej of. Në sfidën e fundit, që i dha ekipit të tyre kryesimin 2-1 në serinë gjysmëfinale të plej ofit në Perëndim, Dejvis shënoi 25 pikë, kapi 13 topa në tabela, pati 3 asistë, 4 vjedhje topash dhe 3 bllokime gjuajtjesh. Mirë edhe Lebroni me 21 pikë, 8 topa në tabela e 8 asistë, ndërsa Kërri pati vetëm 23 pikë për Golden Stejtin dhe Tompson 15.

Sfidanti.al