Samuel Iling-Xhunior, debutimi magjik i 19-vjeçarit tek Juventusi

Është adoleshent dhe në Torino ndodhet që nga 2020. Dita e tij e fatit ishte pikërisht kjo e diel, datë 7 maj 2023, kur Samuel Iling-Xhunior debutoi me fanelën bardhezi si titullar, dhe shënoi gol. Kishte luajtur më parë disa minuta si zëvendësues, ndërsa trajneri Alegri i dha besimin që nga minuta e parë, dhe ai ia shpërbleu me golin në stadiumin e Atalantës. Një fitore e madhe e torinezëve dhe një ditë për t’u mbajtur mend për anglezin e ri, 19-vjeçar.

Sfidanti.al