Ende nuk është firmosur ndonjë kontratë, por mediat e gjithë Europës e japin punë të përfunduar. Xhud Belingham do të jetë futbollisti i ri i Realit të Madridit, ndërsa Dortmundit do t’i paguhet një shumë e madhe, ndoshta 100 milionë euro, apo më tepër. Gjithsesi, “Marka” madrilene shkruan se adoleshenti anglez ka refuzuar shumë para për të qenë “merenges”. Flitet për 15 milionë euro “neto” rrogë në vit, pra pa llogaritur taksat, që do të thotë rrogë bruto 30 milionë euro në sezon. Këtu nuk futen shpërblimet sipas klauzolave. Reali nuk mund t’i japë kaq shumë.
Sfidanti.al