Guardiola: Kush e di nëse do të ishte shënuar penalltia?!

Një polemikë ndodhi në stadiumin “Etihad”. Mançester Siti fitoi 2-1 ndaj Lidsit duke u shkëputur në vendin e parë të renditjes, por Pep Guardiola mbeti i pakënaqur. Trajneri katalanas reagoi ashpër pasi sulmuesi Haland nuk e mori përsipër penalltinë, por ia la atë shokut të ekipit, Gyndogan, i cili gaboi. Pas atij gabimi, Lidsi shënoi dhe rihapi ndeshjen, por për fat fitorja u arrit. Guardiola u ngacmua më pas për penalltinë, pra se nëse do ta kishte gjuajtur Halandi do të ishte shënuar gol.

“Kush mund ta dijë? Ndoshta edhe nëse Erlingu do ta kishte gjuajtur penalltinë, ai mund ta kishte humbur. Edhe Rijad Mahrezi mund ta kishte humbur. Ndoshta Gyndogani mund të kishte shënuar. Çështja është që, rezultati ishte 2-0, dhe kush duhej ta merrte përsipër penalltinë? Erlingu apo Rijadi duhej ta kishin marrë atë përsipër”. Mançester Siti kryeson Premier Ligën me 82 pikë, ndërsa Arsenali është në vendin e dytë.

Sfidanti.al