Franca kremton Kupën e Botës, Zhiru e shpëton ndaj Holandës

Ishte një mbrëmje që duhej bërë kujdes për të mos u prishur. Më shumë sesa sfida e parë e Ligës së Kombeve, ngjarja në “Stadë dë Frans” u duk më shumë si një ceremoni solemne për kremtimin e triumfeve historikë. Holanda, rivalja e Francës, duhej të priste derisa ky kremtim të konsumohej, me paradën e trofeut të Kupës së Botës fituar në Rusi, me banderolën e madhe në fushë ku shkruhej “kampionët e botës” , e derisa të përfundonte ekzekutimi i himnit, “Marsejezës”.

Të 80 000 spektatorët në tribuna u mbushën me lumturi e krenari në ato pak minuta festë, veçse ndeshja ndaj holandezëve nuk shkoi aq “fjollë”. Vërtet, Franca fitoi 2-1, por vetëm pasi Rajan Babel barazoi në pjesën e dytë, golin e avantazhit të parë francez me autor Kilian Mbapenë. Minutat ishin 14 për Mbapenë e 67 për Babelin, ndërsa në të 75-ën fitorja erdhi nga ai që nuk pritej, nga sulmuesi “që nuk shënon kurrë”, Olivie Zhiru. Njeriu i Çelsit arriti në 32 rrjeta në kombëtare, një më shumë se Zinedin Zidan, i katërti i të gjitha kohëve.

Sfidanti.al