Fotoja legjendë e 2008-ës, distancimi social sipas Usain Boltit!

U bë disa kohë që i ka hequr atletet nga këmbët dhe i ka hedhur diku në ndonjë cep të shtëpisë, por kujtimet e fitoreve nuk i janë fshirë. Usain Bolti, në të kundërt, edhe kur vjen puna tek masat mbrojtëse ndaj koronavirusit, i lidh ato me momentet e karrierës së tij, siç bëri me postimin e fotos që shikoni, që fiksoi në përjetësi momentin e fitores së tij në Lojrat Olimpike në Pekin në 2008, në stadiumin “Foleja e Zogut”.

“Distancim social! Gëzuar Pashkët!”, – thuhej në shpjegimin e fotos, që u shpërnda në Instagram, Tuiter dhe Fejsbuk. “Gurguleja” ishte e madhe në rrjetet sociale, ndërsa postimi i tij pati 650 000 pëlqime në Instagram, 550 000 në Tuiter dhe 350 000 reagime në FB. Legjenda xhamajkane u shpall 8 herë kampion olimpik në 2008, 2012 e 2016, ndërsa në garën e përmendur në foto ai vendosi rekordin botëror në 100 metra të asaj kohe, 9”69.

Sfidanti.al