Autoritetet mjekësore britanike kanë tërhequr ofertën e tyre për blerjen e aparateve respiratore të krijuara nga Aston Martin, Renault dhe Red Bull. Specifikimet teknike të propozuara nuk ishin të përshtatshme për të ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19. Pacientët që vuajnë nga pamjaftueshmëria respiratore për shkak të coronavirusit, sipas NHS kërkojnë ventilim nga aparare që ofrojnë lloj impostimesh që nuk janë të disponueshme në modelin BlueSky.
Ndërkaq po bëhen eksperimentime të reja klinike për këtë model dhe pasi të jetë bërë edhe certifikimi mund të përshtaten te BlueSky. Shërbimet shëndetësore britaniuke aspirojnë për një numër në rritje të aparateve të respirimit nga 10 mijë në 18 mijë dhe kjo duhet sa më shpejt të jetë e mundur.
Sfidanti.al