Ishte zv. kapiten dhe kapiten i Liverpulit, diçka jo edhe aq e vogël. Luajti për shumë vjet në nivelet më të larta, mbrojtësi i qendrës Xhemi Karrager, ndërsa sot si analist futbolli i vendos detyrë vetes të përzgjedhë 11 lojtarët më të mirë që pati përballë, secili me nga një rol. Ai nuk ka dyshim se mbrojtësit e krahut që ai shkruajti në letër janë më të mirët në histori, dhe ata janë Kafu e Paolo Maldini.
Në mesfushë janë dy legjendat katalanase, Ksavi e Iniesta, dhe në qendër është “muri prej graniti”, kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin. Irlandezi e meritoi nderin të jetë mes më të shkëlqyerve. Në sulm janë padyshim Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo, më të mëdhenjtë e 15 viteve të fundit, dhe mes më të mirëve në histori, nëse vendos në garë Pelenë, Maradonën, Di Stefanon apo Morenon. Gjithsesi, Karrageri veçon edhe një sulmues tjetër, francezin Tieri Henri të Arsenalit (më herët të Juventusit), të cilin e vlerëson si “futbollistin më të mirë që ka luajtur ndonjëherë në Premier Ligë. Jo më kot, Mesi thotë se kur Henri ishte tek Barcelona, ai e respektoi dhe admiroi aq shumë saqë nuk guxoi ta shikonte drejt në sy.
Formacioni i Karragerit: Bufon (Juventus, Itali), Kafu (Roma, Brazil), Desai (Marsejë, Milan, Çelsi, Francë), Terri (Çelsi, Angli), Maldini (Milan, Itali), Ksavi (Barcelona, Spanjë), Kin (Mançester Junajtid, Irlandë), Iniesta (Barcelona, Spanjë), Mesi (Barcelona, Argjentinë), Henri (Arsenal, Francë), Ronaldo (Man. Junajtid, Real, Juventus, Portugali).
Sfidanti.al