Formula 1 do të ketë ende Silverston, rinovim deri në vitin 2024

Silverstone do të jetë në kalendarin e Formula 1 edhe për 5 vitet e ardhshme. Kompania që zotëron këtë kampionat, Liberty media arriti akorin me Administratorët e kësaj piste për rinovimin e kontratës mes tyre deri në vitin 2024. Ky lajm shuan përfundimisht dyshimet e ngritura që në vitin 2017 në lidhje me vazhdueshmërinë e Cmimit të Madh të Britanisë në Botërorin e Formula 1.

Rinovimi i kësaj kontrate do të thotë gjithashtu se Silverstone është një nga 4 pistat historike të Formula 1 që janë në kalendarin e këtij kampionati që nga fillimi i tij në 1950 së bashku me Monakon, SPA dhe Monzën.

‘Jemi shumë të kënaqur që konfirmojmë qëndrimin e Cmimit të Madh të Britanisë në Formula 1 të paktën edhe për 5 vitet e ardhshme-tha kreu i Liberty Medias, Cejs Keri-eventi do të vazhdojë që të jetë në atë që ishte shtëpia e tij, Silverstone. Gjithnjë e kemi thënë që për të pasur një të ardhme afatgjatë sporti ynë duhet të mbajë pistat historike dhe Silverstone e Britania e Madhe përfaqësojnë djepin e këtij sporti në startin e tij në 1950’

sfidanti.al