E kotë të kujtojmë se këta që protestojnë janë francezë, ose tifozë të “gjelave” në të gjithë botën. Një peticion është hedhur në rrjet për t’u firmosur me kërkesën që FIFA të përsërisë finalen e Kupës së Botës të fituar nga Argjentina. Është 99.9999999 për qind e sigurt se asgjë e tillë nuk do të ndodhë, por jeta është e mbushur me ngjarje, përpjekje për emocione dhe për t’i “rënë murit me kokë”. Mbi 200 000 tifozë thuhet se e kanë firmosur deri tani peticionin për institucionin e drejtuar nga Xhani Infantino, që në këtë moment po merret me shkeljet e protokollit nga Nusreti! Sipas peticionit, finalja duhet përsëritur sepse pati gabime teknike në dy golat e parë të Argjentinës.
Sfidanti.al