“Këtu ka tradhëti burra”, kështu mendon Benzemaja për kombëtaren e Francës!

Nuk mund të shpjegohet ndryshe fakti se sulmuesi 34-vjeçar ka vendosur të mos ndjekë në rrjetet sociale (kryesisht në Instagram) shumicën dërrmuese të shokëve të tij të skuadrës. E përditshmja “Marka” informon se Karim Benzema po ndjek aktualisht vetëm 5 shokë tek Franca, dhe konkretisht ata që ka tek Reali, Çuamenin dhe Kamavingën, ish-shokun në Madrid, Varanin, Kilian Mbapenë dhe Markus Turamin. Pjesës tjetër i është vënë “vizë”. Benzema ndjek Zinedin Zidanin, që ka qenë trajner i Realit dhe që është përfolur si kandidat për Francën, ndërsa besohet se sulmuesi i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren.

Sfidanti.al