Ishte 83 vjeç dhe në Britaninë e Madhe do ta kujtojnë gjithmonë si të qeshur dhe si krahun e djathtë të kapitenit Bobi Mur. Xhorxh Kohen, kampion i botës i vitit 1966, u shua duke bërë që nga skuadra e famshme e dikurshme të jenë gjallë shumë pak. Koheni ishte zv. kapiteni i ekipit dhe luajti gjatë gjithë karrierës për Fulhamin, lojtar pra vetëm i një skuadre, nga ata që sot ka shumë pak. Nga formacioni i trajnerit Alf Ramsej kanë mbetur gjallë vetëm Bobi Çarltoni dhe Xhef Hërsti, ndërsa nga e gjithë skuadra janë pesë, duke shtuar Xhorxh Isthemin, Terri Pejnin dhe Ian Kallaganin.
Sfidanti.al