Plani 50 milionësh i Milanit për treshen Zhiru-Leao-Benaser

As këto para mund të mos mjaftojnë dhe do të duhet që vetë futbollistët të kenë më shumë besim tek projekti kuqezi sesa tek ofertat më të mëdha nga jashtë. Milani ka në plan të rinovojë kontratat me 3 lojtarë, konkretisht Rafael Leao, Olivie Zhiru dhe Benaser. Deri tani, klubi ia ka dalë të firmosë akordet e reja me Teo Hernandezin, Fikajo Tomorin, Sandro Tonalin dhe Kalulun. Të gjithë këta do të kenë një kosto page prej rreth 60 milionë euro. Tre kontratat e radhës mund të shkojnë afërisht në 50 milionë euro (totali për të gjitha, 107 milionë euro). Benaser i skadon kontrata në 2024, dhe oferta është 4 milionë euro deri në 2027. Zhirusë i përfundon akordi në 2023 dhe oferta është 1-vjeçare me 3.5 milionë euro, ndërsa Leao është rasti më i vështirë. Kontrata mbaron në 2024, është shumë i kërkuar dhe Milani i jep 7 milionë deri në 2027.

Sfidanti.al