Një amerikan dhe një lituanez morën “flamurin” dhe udhëhoqën ekipin drejt fitores. Në mungesë të Zajon (Zion) Uilliamsonit, që duhej të pushonte sipas rregullave të NBA-së për shëndetin dhe sigurinë, në parket shkëlqyen SiXhej Mekkallëm dhe Jonas Valanciunas. i pari shënoi 40 pikë, por shtoi edhe 8 topa në tabela e 9 asistë duke iu afruar tripëll dabëllit. Valanciunasi pati 16 pikë dhe 10 topa në tabela, ndërsa spanjolli Uilli Hernangomez shtoi 13 pikë, me 7 topa në tabela e 5 asistë. Nju Orlinsi fitoi ndaj San Antonios 126-117 dhe i dha fund një serie negative prej 4 humbjesh radhazi, që e ka zbritur në vendin e 3-të në Konferencën Perëndimore, pas Denverit dhe Memfisit.
Sfidanti.al