Do të kthehet një ditë tek Barcelona, por gjithsesi nuk duhet të mbajmë ndezur shpresa të gabuara. Pak a shumë, ky ishte thelbi i fjalëve të Zhoan Laportës, presidentit katalanas për Lionel Mesin. Numri 1 i klubit “blaugrana” theksoi se “zemra e tij (Mesit) është “kule” (barceloniste)”. “Do të doja shumë që Leo të kthehej në shtëpi tek Barcelona, – theksoi ai, – gjithsesi, nuk duhet të gënjejmë tifozët me shpresa”. Ideja është që Mesi ka kontratë me PSG-në dhe madje mund ta zgjasë atë, ndërsa klubi katalanas është në pozita jo aq të mira financiare. “Nëse do të ketë shitje të tjera të aksioneve apo të bizneseve tona, kjo nuk do të bëhet për të marrë lojtarë”, – siguroi Laporta.
Sfidanti.al