Kush është Riko Ljuis, që Guardiola e quan “fatin e Sitit”?!

Po flasim për një futbollist 18-vjeçar që luan në krah të mbrojtjes, ose të paktën kështu u aktivizua në ndeshjen e Kupës së Ligës (Karabao) ndaj Liverpulit. Riko Ljuis luftoi me të tillë si Mohamed Salah dhe ra në sy për mirë, duke bërë që trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, t’i thurte lavde. “Ne jemi me fat që do ta kemi Nikon për 10 vitet e ardhshme, – tha katalanasi, – ka kohë që nuk kemi parë një paraqitje të tillë nga një djalë i akademisë. Edhe të tjerët luajtën mirë në pjesën e parë”. Ish-mbrojtësi i Sitit, sot analist, Mika Riçards, e quajti Ljuisin si “një superyll në formim e sipër”. Ljuis luajti sepse Siti nuk kishte Kajl Uolkerin dhe Zhoao Kanselon, të cilët po pushojnë pas Kupës së Botës, por tregoi se do të jetë rival për ta në të ardhmen.

Sfidanti.al