Fetel rrit mustaqet si Manselli, që t’i japë zemër vetes për titull

Në vitin 1992, kampion i botës në Formula 1 u shpall Najxhell Mansell, anglezi “kokoroç”, që mban te mustaqe sikur të ishte një “garip” i vërtetë. Ai ishte titulli i parë dhe i vetëm për Mansellin, në një epokë kur rivalët e klasit ishin të shumtë si Airton Sena, Alen Prost, Nelson Pike apo Mikael Shumaher.

Sot, një tjetër (ish) kampion i botës po imiton Mansellin. Ky është Sebastian Fetel, që e ka fituar titullin plot 4 herë, por që së fundmi nuk po ka fat. Ferrari i tij nuk po del kampion i botës, për momentin i lënë pas nga Mercedesi i Ljuis Hamiltonit, dhe piloti gjerman ka nevojë edhe për vetëbesim. Ndoshta, ky mund t’i shtohet nga mustaqet, që e tregojnë më të “burrëruar”.

Sfidanti.al