Hazar: Mbape para Nejmarit, Ronaldo fiton Championsin

Ai nuk luan as tek Paris SG dhe as në Champions këtë vit, por disa parashikime mund t’i bëjë. Eden Hazar, (ende) yll i Çelsit, e bëri këtë në një intervistë “blic” për gazetën belge “HLN”. “Mes Mbapesë dhe Nejmarit do të zgjidhja të parin, – tha ai, – kjo, jo sepse nuk vlerësoj Nejmarin, por sepse Mbapenë e njoh më mirë”.

A mund ta ndalojë kush Barcelonën që ta fitojë Championsin këtë vit? “Ndoshta, Barça mund t’ia dalë, por Kristiano Ronaldo e fiton Championsin çdo sezon, – ishte mendimi i belgut, – pra, e shoh të vështirë”. Hazar u ngacmua për të zgjedhur më të preferuarin nga dy rivalët londinezë, Arsenalin apo Totenhemin dhe përgjigja e tij ishte indirekte: “Kur isha fëmijë, unë pëlqeja Tieri Henrinë”.

Së fundi, diçka për Breksitin (Brexit), pra daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, dhe Hazari pohoi se shumë punonjës tek Çelsi janë në ankth, pasi mund të humbasin vendin e punës nëse britanikët largohen nga Bashkimi Europian, sidomos pa një marrëveshje të mirë.

Sfidanti.al