Një bastvënës fatkeq nga Australia mund të konsiderohet padyshim si humbësi i vitit, duke qenë se ai humbi një pasuri të tërë, duke vënë një bast krejtësisht të paarsyeshëm prej 35 000 dollarësh për fitoren e Federerit kundër Milmanit.
Tenisti australian, Xhon Milman, ofroi një sensacion të vërtetë, kur mundi 3-1 në 1/8-tën e finaleve të turneut US Open Rozher Federerin. Por sensacioni i tij (Milmanit) ishte një shok i vërtetë për një bashkatdhetar të tij që me siguri do të mbahet mend si humbësi më i madh i vitit.
Qënra e basteve TAB në Australi, para ndeshjes mes Milmanit dhe Federerit, njoftoi se dikush kishte vënë bast 35 000 dollarë për fitoren e Rozher Federerit. Basti ishte krejtësisht i paarsyeshëm, sepse koeficienti për fitoren e tenistit zviceran ishte vetëm 1,02 që do të thotë se fitimi do të ishte vetëm 700 dollarë!
Sfidanti.al