Fati thyen rekordin e Bojanit për Barçën në Champions, por jo rekordin e golit!

Nuk ishte Lionel Mesi që mbante rezultatin më të mirë, por një tjetër talent katalanas. Bojan Krkiç ishte rekordmeni si lojtari më i ri që debutoi ndonjëherë në Champions për Barcelonën, por tashmë është i detyruar t’ia lerë vendin e parë dikujt tjetër. Ansu Fati vazhdon marshimin triumfal drejt rekordeve, dhe pasi vendosi të tillë në La Liga, iu kthye Ligës së Kampionëve.

Pasi u hodh në fushë si titullar ndaj Dortmundit në “Signal Iduna Park”, ai debutoi në moshën 16 vjeç e 351 ditë. Bojani kishte qenë 17 vjeç e 22 ditë, ndërsa Mesi shkon i treti me 17 vjeç e 166 ditë. Rekordmeni absolut i Championsit mbetet Selestin Bakajoko, ish-lojtar i Anderlehtit në 1994, kur luajti ndaj Steauas së Bukureshtit në moshën 16 vjeç, dy muaj e 25 ditë. Ka një rekord tjetër që Ansu Fati nuk mund ta vendosë, atë të autorit më të ri të golit në kompeticion, duke nisur që nga viti 1995. Ky nder i takon sulmuesit të madh polak, Vloxhimierz Lubanski, në moshën 16 vjeç e 258 ditë, ndërsa luante për Gornikun e Zabrzes, në fitoren 2-0 ndaj Duklës së Pragës në 13 nëntor 1963.

Sfidanti.al