Kristiano e realizoi kremtimin e tij të përhershëm me “siuu” edhe pse shënoi me penallti, edhe pse ai 11-metërsh u dha në mënyrë shumë zemërgjerë. Gjithsesi, këto janë gjëra që ndodhin në futboll, ndërsa ajo që spikati ishte koincidenca në momentin kur ai festoi golin. Ndërsa, CR7-ta niste “fluturimin” për të realizuar kërcimin, në sfod, në panelet e reklamave, u shfaq fytyra e buzëqeshur e … Lionel Mesit. Vërtet një rastësi e bukur, ndërsa që të dy superyjet kanë shënuar nga një gol në ndeshjet e para në Botëror, madje që të dy me penallti. Dallimi (paksa i madh) është që Ronaldo fitoi dhe Mesi humbi.
Sfidanti.al