Ronaldo thyen rekord botëror është në … konferencën e shtypit!

Vështirë që ndonjë futbollist në kupën e botës të ketë folur për gazetarët më pak sesa Kristiano pas fitores së Portugalisë ndaj Ganës. Ronaldo qendroi përpara kamerave dhe mikrofonave vetëm 132 sekonda e mesa duket u bezdis shumë nga pyetjet për Mançester Junajtidin. Ndonëse ai shënoi gol me penallti duke u bërë i pari lojtar në histori që realizon në 5 botërorë, sërish kureshtja më e madhe ishte historia “e verdhë” me “djajtë e kuq”. “E rëndësishme është që fituam, – tha ai duke iu përgjigjur pyetjes së vetme, – kjo ishte një javë që i dha fund këtij kapitulli. Ai u mbyll dhe unë tani dua ta nis me këmbën e mbarë. Ne e nisëm me fitore këtu, dua të ndihmoj veten dhe shokët”.

Sfidanti.al