Bajerni “tmerrohet” sesi do t’ia bëjë këtë vit pa Hernandezin e Dejvisin!

Mediat bavareze një sy e kanë në Katar, por një vesh e mbajnë gjithmonë në “Zebener Shtrase”. Në zyrat e Bajernit ka alarm sepse ekziston mundësia që skuadra e trajnerit Julian Nagelsman të ketë krahun e majtë “të zbuluar”. Francezi Lykas Hernandez u dëmtua rëndë në fitoren 4-1 të Francës ndaj Australisë dhe nuk dihet mirë se kur kthehet. Nga ana tjetër, kandidati natyral majtas, Alfonso Dejvis, vërtet që është rikuperuar dhe po luan për Kanadanë në Botëror, veçse mungesa e tij ka qenë e gjatë dhe në Mynih mendojnë se do të ketë nevojë herë pas here për pushim. Nagelsmani dhe stafi i tij mendojnë marokenin Nusair Mazrauin, që është pjesë e Bajernit. Më herët u mendua kroati Borna Sosa, por ai cilësohet si tepër ofensiv.

Sfidanti.al