Rihapet kampionati dhe skuadra e Varshavës sërish ka shpresë se mund të fitojë. Legia e Varshavës triumfoi 3-1 ndaj kryesueses së Ekstraklasës së Polonisë, Rakov të Çestohovës, dhe një kontribut e dha edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi (edhe pse nuk u grumbullua ndaj Polonisë në ndeshjen eliminatore të Europianit). Sulmuesi shërbeu një asist të shkëlqyer për golin e parë që në minutën e 15-të, shënuar nga Pekhart. Legia ka 16 ndeshje zyrtare radhazi që nuk humbet, ndërsa diferenca me Rakovin është ende e rëndësishme, 6 pikë kur duhen edhe 8 ndeshje deri në përfundim.
Sfidanti.al