Paris SG po shkon këtë sezon si “kovë pusi”, i rrofshin Mbape e Mesi!

Disfata me Bajernin në Champions paska qenë fatale sepse morali ka rënë përtokë. Trajneri Kristof Galtie po provon sesa e vështirë është të menaxhosh yje të tillë të mëdhenj, në një klub ku ata vihen në qendër të vëmendjes, dhe Paris SG pësoi një tjetër turpërim. Në Ligën franceze, kampionët u mundën 0-1 në “Parkun e Princave” nga Lioni, pasi ish-kampionët goditën me Bredli Barkolën në pjesën e dytë. Në pjesë e parë, Lioni humbi edhe penallti me anë të Aleksandër Lakazetit. PSG bëri më shumë, por nuk shënoi gol, ndërsa yjet si Kilian Mbape e Lionel Mesi nuk bënë dot asgjë këtë herë.

Sfidanti.al