Reali arrin një fitore në La Ligë, me objektivin në Champions

Diferenca u ngushtua disi, por kur bëhet fjalë për një garë për titull me Barcelonën, 12 pikë janë tepër shumë, aq më tepër që sezoni po drejtohet fundit. Triumfi në “Santiago Bernabeu” ndaj Vajadolidit ishte 6-0, një reagim pas humbjes së El Klasikos në “Kamp Nou”, veçse fitorja vlen më shumë si provë “gjenerale” për Championsin, kur madrilenët kanë shanse të vërteta për të fituar përsëri. Rodrigo shënoi golin e parë, ndërsa Benzema realizoi 3 gola në vetëm 7 minuta në një ndeshje pa histori. “Nuk është e lehtë të formosh një formacion nga ndeshja në ndeshje, – tha trajneri Ançeloti, – Benzema është një nga lojtarët më të mirë në botë”. Marko Asensio dhe Lukas Vaskez shënuan në pjesën e dytë. Reali ka 59 pikë ndaj 71 të Barcelonës, kur duhen edhe 11 ndeshje deri në mbyllje të La Ligës.

Sfidanti.al