Erik Ten Hag kritikon ashpër Man. Junajtidin pas humbjes në Njukasëll!

Vendasit merituan gjithçka duke kaluar “djajtë e kuq” në renditjen e Premier Ligës, pas një fitoreje 2-0 në një ndeshje mjaft të bukur në “Sent Xhejmsis Park”. Xhozef Uillok dhe Kallëm Uillson ishin autorët e golave për “qymyrxhinjtë” që patën epërsi që nga fillimi deri në fund. Dy ekipet kanë shanset më të mëdha për t’u kualifikuar në Champions sezonin e ardhshëm, por gjithsesi trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, ishte tepër i mërzitur. Ai i mbajti lojtarët në dhomën e zhveshjes duke i qortuar që nuk iu përgjigjën agresivitetit të Njukasëllit. “Ju ishit më të dobët sesa kundërshtari, – tha holandezi, – ky nuk është mentaliteti që dua, nuk treguat pjekurinë e duhur. Duhet kthesë”.

Sfidanti.al