Julian Nagelsman është njeriu që e bën Çelsin që të ëndërrojë!

Në garë (sipas mediave) janë edhe Zinedin Zidan e Maurisio Poçetino. i pari bëri histori tek Reali duke fituar 3 Champions me radhë, ndërsa argjentinasi ishte i shkëlqyer për Totenhemin. Sidoqoftë, besohet se Julian Nagelsmani është favorit për postin e trajnerit të Çelsit pas shkarkimit të Graham Poterit. Pronari amerikan, Tod Boehli, duhet të bëjë shpejt një zgjedhje, dhe bisedimet besohet se po zhvillohen. Nagelsman u shkarkua pak ditë më parë nga Bajerni dhe për ironi të fatit u zëvendësua në Mynih nga trajneri që shkarkoi Çelsi në shtator, Tomas Tuhel.

Sfidanti.al