Një djalosh moskovit që triumfon në truallin amerikan, nuk është diçka që mund të imagjinohet shumë këto kohë. Gjithsesi, Danil Medvedev fitoi turneun ATP në Majemi duke mundur në finale italianin Siner, e duke festuar jo vetëm titullin e tij të 19-të ATP në karrierë, por edhe lajmin e dhënë një ditë më parë për kthimin e tenistëve rusë në Uimbëlldon. Medvedev fitoi në dy sete (7-5, 6-3) duke kurorëzuar një turne shumë të mirë. Rusi do të ketë më shumë besim në vetvete për të përsëritur triumfet e mëdha si ato në US Open në 2021 dhe Finalet ATP në 2020.
Sfidanti.al