Ishte një nga shpresat e futbollit gjerman në vitet 80-të, i vlerësuar mjaft, edhe pse nuk mundi të përmbushte gjithë pritshmëritë për të. Olaf Tom, ish-mesfushori i talentuar, që fitoi 3 tituj në Bundesligë me Bajernin, si dhe disa trofe me Shalken, mendon se Borusia e Dortmundit ka shanse të rëndësishme në ndeshjen e sotme ndaj Barcelonës në Champions. “Gjykoj se Barça është një skuadër normale pa Mesin, – u shpreh i mbiquajturi “Profesori”, – Mesi ndoshta do të luajë, por nuk do të jetë në formën e zakonshme, ndaj mendoj se Dortmundi është favorit për të fituar”.
Ton, ish-kampion i botës me Gjermaninë në 1990, mendon se “Barcelona është ende në kërkim të identitetit, ndërsa për Dortmundin është shumë mirë që e nis Championsin në shtëpi”. Ish-lojtari që luajti gati 500 ndeshje në Bundesligë dhe mbi 50 me Gjermaninë, arsyeton gjithashtu se skuadrës së trajnerit Favre po i bën shumë mirë konkurrenca në Bundesligë me Bajernin dhe Lajpcigun.
Sfidanti.al