Në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, kur shpërtheu çështja “Ikardi”, ish-presidenti më i dashur i interistëve nuk i kurseu kritikat për klubin. Masimo Morati, praktikisht, mori anën e sulmuesit argjentinas duke deklaruar se drejtuesit (Bepe Morata dhe Spaleti) po gabonin duke harruar kontributin e tij. Ikardit i hoqën shiritin e kapitenit dhe ish-presidenti, me zemrën e tij të butë, nuk e përjetoi mirë.
Kanë kaluar shumë muaj, Marota i shkoi deri në fund çështjes “Ikardi”, ish-kapiteni u largua “me ceremoni” nga Interi, ndërsa skuadra e nisi shkëlqyeshëm sezonin nën drejtimin e trajnerit të ri, Antonio Konte. Morati kthen fletën dhe merret me gjërat aktuale. Pas një darke me presidentin e tanishëm, miliarderin kinez Çan (Zhang), ish-presidenti deklaroi se “trajneri (Konte) është tepër i zoti, qoftë në deklaratat që jep, në punën që bën dhe në frymën që i jep skuadrës”.
“Familja Çan është shumë e sjellshme, qoftë Stiveni, qoftë babai i tij, – ishin fjalët e tjera të Moratit, – përsa i përket skuadrës, ajo është shumë e fortë, nuk e di nëse do ta fitojë titullin, por po hidhen bazat për këtë. Jam mahnitur sidomos nga Sensi, që më kujton Snejderin. Përsa i përket derbit, nuk dua të flas, nuk mund të bëhen parashikime për derbin”.
Sfidanti.al